Shpërthimi ku ndërroi jetë 1 person në Lushnjë u dëgjua deri në Peqin

0
291

Të tjera detaje dalin në dritë për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lushnjë, ku pas një shpërthimi, 1 person ka ndërruar jetë dhe 10 të tjerë janë plagosur. Mes të plagosurve është edhe deputeti i PS, Bujar Çela

Gazetari Igli Çelmeta raporton për Balkanweb se shpërthimi ka qenë kaq i fortë, sa është dëgjuar deri në Peqin.

Vendi ku ndodhej kapanoni ka qenë 100 metra larg Rotondos së Plastmasit, në rrugën që shkon drejt autostradës.