Në oborrin e ish fabrikës të Ohis, me vite është e parkuar një cisternë në të cilën në mënyrë jo të duhur ka të vendosur 14 tonë Polivinil kloruri, një bombë e vërtetë në largësi prej vetëm një kilometri nga Shkupi, e cila nuk mund të shkaktojë eksploziv si ajo në Bejrut, por mund të shkaktojë ndotje të ajrit me pasoja të vështira për shëndetin njerëzor, përcjellë Zhurnal.
Ekspertët maqedonas tani më me vite paralajmërojnë për kjo cisternë me 14 tonë polivinil kloruri e cila është vendosur në oborin e OHIS. Deri tani askush nuk angazhohet për të larguar këto kimikate të cilat nëse derdhen, mund të shkaktojnë rrezik të lartë për shëndetin e njerëzve.
Deri tani disa kompani të huaja nuk u’a ka marë mendja që të derdhin këto kimikate në kazane të reja dhe e njejta të transportohet për shkatërrim.
Kompania “Ekocentar 97” nga Maqedonia është e angazhuar për pastrimin e 11 kimikatet në rrethin e Ohis. Përshkak pandemisë, për momentin janë ndaluar të gjitha aktivitetet për largim eventual të cisternës, përcjellë Zhurnal.
Ky klorur është vetëm një nga dhjetëra materiet toksike nga Ohis, të cilat me dekada janë rrezik për banorët e kryeqytetit. Provinil kloruri është një materie kancerogjene e cila që moti nuk shfrytëzohet më në Europë, ndërsa më së shumti është shfrytëzuar për përpunimin e plastikave për enë, lojëra, gypa, izolim të telave etj. Nga derdhja e kësaj materie, mund të vijë tek djegja e syve, iritim të organeve të frymëmarjes ndërsa në disa raste të rënda mund të shkaktojë komë apo vdekje.
Autoritetet thonë se po negociojnë me një kompani nga Franca e cila pas përfundimti të pandemisë ka shfaqur gatishmëri që ta largojë dhe shkatërrojë këtë materie.
Ora news