Shpërthimi në Stamboll/ Del foto e gruas së dyshuar, kamerat e kapën duke vendosur një pako

0
123

Autoritetet turke po hetojnë shkakun e shpërthimit vdekjeprurës në sheshin Taksim në Stamboll, ndërkohë që një grua e dyshimtë ndodhet tashmë nën hetim.

Sipas informacioneve, para shpërthimit,një grua me gjatësi rreth 1.65 u pa duke vendosur një pako.

Kanalet lokale kanë transmetuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë një grua të dyshimtë.

Nga shpërthimi deri tani raportohet të kenë humbur jetën 6 persona, ndërsa 53 persona janë plagosur.

Presidenti turk Erdogan deklaroi se nga informacionet e deritanishme ka dyshime të forta se ai ishte një sulm terrorist.