Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç është përballur me një situatë të vështirë e cila mund të kishte përfunduar keq, pasi gjatë kohës që ka qenë duke lëvizur me makinë nuk kanë funksionuar frenat.
Ministria e Punëve të Brendshme, sipas medias Vijesti, njoftoi se ngjarja ka ndodhur më 31 korrik. Pas konstatimit të problemit, makina është arritur të ndalohet në anë të rrugës, e më pas Abazoviç ka përdorur një mjet tjetër nga eskorta që e shoqëronte.
Ata kanë raportuar se nga kontrollet e deritanishme bëhet fjalë për një problem për shkak të vjetërsisë dhe përdorimi i shumtë, por theksuan se po merren parasysh të gjitha skenaret e mundshme.
Ministria bëri të ditur se mjetet zyrtare, të cilat përdoren për sigurimin e personave të mbrojtur, janë nën mbikëqyrjen njëzet e katër orë nga policia.
Ende nuk ka një deklaratë përfundimtare, pasi hetimet vijojnë ende. Njëkohësisht as Dritan Abazoviç nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me incidentin e ndodhur.
Top Channel