Shpresa të reja/ Shërohet pacienti i parë në botë me HIV-AIDS

0
190

Pasi kishte përfunduar terapinë, një pacienti nga San Paolo e Brazilit nuk kishte asnjë shenjë të HIV më shumë se 1 vit.

Rasti u prezantua në konferencën e 23-të Ndërkombëtare kundër AIDS.

Pacienti 36-vjeçar për të cilin u tha se mbaroi një terapi anti-retrovirale në mars 2019, ngriti dyshime të shumta në komunitetin shkencor.

Nga të dhënat paraprake, nga 5 personat që morën trajtimin, vetëm 1 thuhet se është shëruar.

Jürgen Rockstroh, profesor dhe doktor i mjekësisë në Bon të Gjermanisë tha se “këto janë gjetje emocionuese, por ato janë shumë të parakohshme”. Sipas tij “kjo i ndodhi vetëm një personi dhe vetëm një personi, por nuk pati sukses në 4 të tjerë duke marrë të njëjtin trajtim”.

Nëse çështja do të vërtetohej, do të ishte një zbulim monumental. Sidoqoftë, shkencëtarët brazilianë thonë se rezultatet nuk janë konfirmuar ende dhe testimi po vazhdon.

Në këtë konferencë u prezantuan edhe rastet e 2 pacientëve me HIV në Londër dhe Berlin të cilët iu nënshtruan një operacioni të rrezikshëm duke bërë transplantin e palcës të cilën e morën nga një donator veçantë i cili u zbulua se kishte imunitet natyror ndaj HIV.

Por edhe kjo procedurë është ende e pasigurt dhe mund të çojë në humbjen e jetës së pacientit pasi ndodh që trupi i pacientit e refuzon transplantin.

Gjithashtu gjatë konferencës janë zbuluar disa antiviralë që e dobësojnë virusin HIV, por jo që ta eliminojnë atë.

 

© SYRI.net