Shqipëria luan ndeshjen e fundit të fushatës kualifikuese të Botërorit 2026, me kuqezinjtë që presin në “Arenën Kombëtare” Anglinë, në një duel që vlen sa një miqësore luksi, pasi të dyja ekipet i kanë arritur objektivat e tyre
Tekniku i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka zgjedhur që mos t’i rrezikojë lojtarët të ndëshkuar me karton të verdhë, në mënyrë që të mos humbasin sfidën play off, duke kryer një lloj rotacioni në disa reparte të skuadrës.
Në portë do të jetë sërish Strakosha, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Aliji. Më mesfushë rreshtohen Asllani, Ramadani, Laçi, ndërsa sulmi përbëhet nga Bajrami, Hoxha dhe Uzuni në qendër, duke ulur në stol Armando Brojën.
Një lloj rotacioni ka zgjedhur të bëjë edhe trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, i cili deri më tani ka grumbulluar pikë të plota me “Tre Luanët”, madje duke mos pësuar asnjë gol.
Drejtësia në këtë sfidë do të vendoset nga italianët, me Marco Guida si arbitër kryesorë, Giorgio Peretti dhe Alessio Berti si anësorë dhe Simone Sozza arbitër i katërt. Në VAR do të jenë Marco Di Bello dhe Valerio Marini.
Sfida starton në orën 18:00 dhe për të gjithë ata që nuk kanë pasur mundësi për bileta, ka menduar DigitAlb.
Formacionet Zyrtare:



