Shqipëria e bukur/ Vlora pamje spektakolare nën perëndimin e diellit

0
231

Bregu i Lungomares në qytetin e Vlorës, të ofron një pamje spektakolare, sidomos në këto netë vere, ku perëndimi i diellit të mahnit me pamjen e tij.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot foto të Lungomares duke e promovuar atë si një destinacion turistik.

Reflektimi i dritave aty ku bashkohet deti Adriatik me detin Jon është një magji për këdo që e shikon nga afër.

Edhe këtë vit qyteti bregdetar i Vlorës u vizitua nga turistë të shumtë, pavarësisht situatës së pandemisë.

Lungomare e konceptuar si një hapësirë ku alternohen 3 lloje lëvizjesh, ajo me automjete, me biçikleta, si dhe pedonalja, krijon mundësi që gjithkush të gjejë vetveten, në varësi të dëshirave, duke u dhënë përparësi këmbësorëve.

I përuruar në maj të 2017-ës, ky projekt është cilësuar si më i rëndësishmi në funksion të turizmit në qytetin bregdetar të Vlorës, por jo vetëm, që në stinën e verës, por edhe të dimrit është ndër më tërheqësit për turistët vendas e të huaj./k.s//a.a//r.e/