Shqipëria e kërkon për vrasje, Dubai liron Florenc Çapjan

0
1093

I konsideruar si një nga njerëzit më të kërkuar të drejtësisë shqiptare, Florenc Çapja mësohet se është lënë i liri nga policia e Dubait. Kjo ka ardhur në një kohë ku në Shqipëri vijojnë procedurat për ekstradimin e tij, ku jo më larg se një javë më parë, SPAK i është drejtuar me 3 kërkesa Emirateve të Bashkuara për Florenc Çapjan duke kërkuar që ti komunikohet mbyllja e hetimeve, dërgimi i çështjes në gjyq dhe kërkesa për ekstradim.

Por mësohet se Florenc Capja prej 12 korrikut është një qytetar i lirë në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi policia i ka hequr mbikëqyrjen.Kujtojmë se Florenc Capja akuzohet për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri, ngjarje kjo e ndodhur në Elbasan në vitin 2012. Lidhur me këtë ngjarja është vënë në pranga xhaxhai i tij Ardian Çapja. Gentian Beqiri u vra më 15 Gusht 2012, ndërsa babi i tij Nezir Beqiri u rrah për vdekje në po të njëjtën ditë. Emri i Gentian Beqirit lidhet me vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, në vitin 2005.Dosja u rikthye edhe njëherë në duart e drejtësisë pas dëshmisë së dhënë një vit më parë nga i penduari Ervis Bardhi, i cili pranoi se kishte qenë ai që tërhoqi këmbëzën e armës që vrau në gjumë Gentjan Beqirin.

Ervis Bardhi mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ndërsa rrëfeu se porosinë për të vrarë Gentjan Beqirin e morën pikërisht nga Ardjan dhe Florenc Çapja.

Ardian Çapja më ofroi 50 mijë euro për vrasjen e Gentian Beqirit. Kryerja e vrasjes ishte e vështirë, sepse Beqiri ishte në ruajtje nga policia. Takimet me Ardianin i kam pasur në hotelin e tij” tha thënë Bardhi.

Prokuroria akuzon Jorgo Lekun si organizator të kësaj vrasjeje pasi kishte marrë porosinë nga Çapajt, me të cilët kishte lidhje familjare nga ana e bashkëshortes. Ndër të tjera, Ervis Bardhi shprehej se anëtarë të fisit Çapja e kishin ndjekur fillimisht atë gjatë hyrje-daljeve në familjen e Gentjan Beqirit, fakt që nuk provohet nga prokuroria.

Më pas ai tregoi se një pasdite ishin marrë në makinë nga Klajdi Dokoli dhe bashkë me Olsi Lekun (Jorgo Leku) dhe Etjen Canin ishin dërguar në shtëpinë e Çapajve në dalje të Elbasanit në drejtim të Librazhdit. /abcnews.al/