Shqipëria fiton kundër Polonisë

0
197

Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur të marrë një fitore të jashtëzakonshme dhe me peshë në shtëpi ndaj Polonisë me rezultatin 2-0, falë supergolit të Asanit dhe të Dakut. Kjo ndeshje duhej përfunduar me një rezultat pozitiv dhe ashtu ndodhi, me një fitore që vlen tre pikë dhe tre pikë që vlejnë vendin e parë në grup.

Shqipëria e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh ndaj Polonisë.

Një ndeshje e cila filloi me intensitet dhe me topa të gjatë nga të dyja skuadrat. Në minutat e para, Shqipëria pati një moment të mirë me Bajramin nga krahu i majtë, duke deportuar mirë dhe duke dhënë një top të rrezikshëm brenda zonës, por askush nuk ndodhej aty pranë.

Disa minuta më vonë, Polonia gjen golin pas një rrëmuje brenda zonës, por gjyqtari e anulon për pozicion të parregullt. Më pas, Asllani pati një shans të mirë, por goditja tij shkoi pak më sipër se trau i portës.

Mrekullia ndodhi në minutën e 37’ të ndeshjes. Asani merr topin në këmbët e tij magjike në krahun e djathtë të fushës, dhe nga një diagonale tepër e largët, ka goditur topin në mënyrë potenciale dhe e ka dërguar në rrjetë duke bërë stadiumin “Air Albania” të çmendet pas atij goli tmerrsisht të bukur.

Një gol që do të mbahet mend gjatë në memoriet e çdo futboll dashësi në mbarë botën, dhe padyshim që do të cilësohet si më i bukuri i të gjithë fazës së eliminatoreve të Euro 2024.

Pjesa e dytë ka folur përsëri shqip, pasi kuqezinjtë tanë bënë një 45 minutësh tjetër fantastik, por shënuan edhe golin e dytë.

Në minutën e 62’, Daku u fut në fushën e lojës për t’i zënë vendin Cikalleshit, dhe goli erdhi përsëri nga djaloshi i talentuar. Pak sekonda pasi preku fushën e blertë, Daku mori një top nga Ramadani dhe goditi fortë topin duke e dërguar mrekullisht në rrjetë. Kjo ishte ndeshja e tij e dytë me kombëtaren shqiptare dhe goli i parë që padyshim nuk do ta harrojë kurrë këtë moment në këtë ndeshje tepër të rëndësishme për skuadrën tonë.

Nga porta e deri te sulmi, një ndeshje fantastike nga të gjithë lojtarët e kombit tonë.

Tashmë Shqipëria zë vendin e parë në grup me 10 pikë, Çekia dhe Moldavia nga 8 pikë, Polonia me gjashtë pikë në vendin e katërt, ndërsa Ishujt Faroe në vendin e fundit me 1 pikë.