Përveç Kosovës, edhe Shqipëria e zhvillon sot një ndeshje mjaft të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror që zhvillohet vitin tjetër.
Kuqezinjtë në “Elbasan Arena” do ta presin Hungarinë në ndeshjen e tyre të pestë të këtij cikli, shkruan Gazeta Express.
Situata në grupin I është mjaft interesante. Anglia prin në grup me 12 pikë, e ndjekur nga Polonia dhe Hungaria me shtatë.
Shqipëria është e katërta me gjashtë pikë dhe i nevojitet me çdo kusht fitorja sot.
Vendi i parë shkon direkt në Kupë të Botës, kurse vendi i dytë shkon në play-off për t’u kualifikuar në Botëror.
Ndeshja nis nga ora 18:00. /Gazeta Express/