Shqipëria sonte pret në Elbasan Arena sonte skuadrën e vogël të San Marinos
Pas fitores në minutat e fundit të Shqipërisë kundër Hungarisë me golin e Armando Brojës, Shqipëria do të luajë kundër San Marinos.
Edi Reja nga fillimi i ndeshjes sot ka menduar që të fillojë me një formacion me sulmues.
Për dallim nga ndeshja me Hungarinë ku në portë startoi Berisha sonte nga minuta e parë starton Strakosha.
Treshja mbrojtëse e Shqipërisë përbëhet nga: Mihaj, Kumbulla dhe Xhimshiti.
Në mesfushë janë: Hysaj (kapiten), Bajrami, Bare dhe Trashi derisa në treshen sulmuese janë: Laçi, Uzuni dhe Manaj.
Ndërkohë San Marino ka startuar me formacion, 5-4-1.
Kujtojmë se Shqipëria është në vendin e tretë me 9 pikë, një më pak se Polonia në vendin e dytë dhe gjashtë më pak se Anglia në vendin e parë. /GazetaExpress/
Formacionet zyrtare:
Shqipëria
San Marino
Ndeshja fillon në ora 20:45