Shqipëria në protestë për rritjen e çmimit të naftës, qytetarët nisin me bllokimet e rrugëve

0
152

Ndërsa në Tiranë është lajmëruar një protestë për rritjen e çmimit të naftës dhe çmimeve të produkteve bazike, edhe në qytet të tjera të vendit po zhvillohen protesta.

Kështu, është duke u zhvilluar protestë edhe në Lushnjë në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Plukut.

Mësohet se protesta është organizuar nga banorët përmes rrjeteve sociale.

Deri më tani janë të pranishëm disa dhjetëra pjesëmarrës, ndërsa ka prani të madhe edhe të policisë.

Po ashtu, ka nisur një protestë kundër rritjes së çmimit të naftës në edhe Mirditë.

Protestuesit kanë vendosur makinat në rrugë dhe bllokojnë Rrugën e Kombit pranë Rrëshenit.

Nga ana tjetër policia po kërkon largimin e protestuesve dhe rrugës.

Ashtu sikurse edhe dje, edhe sot Durrësi është hedhur në protestë për rritjen e çmimit të naftës ditët e fundit në vend.

Shqipëria në protestë për rritjen e çmimit të

Shqipëria në protestë për rritjen e çmimit të

Shqipëria në protestë për rritjen e çmimit të