Janë ndeshjet e fundit për këtë raund eliminatoresh për Shqipërinë dhe Kosovën. Në orën 20:45 do të zbresin në fushë kuqezinjtë dhe dardanët për të kaluar zhgënjimin pas dy humbjeve të mëparshme me Anglinë dhe Suedinë.
Për djemtë e Rejas situata duket më ndryshe pasi në letër do të ketë një kundështar tepër të lehtë si San Marino që në përgjithësi çdo ekip synon të rregullojë bilancin e golave ndaj 3 pikëshi është detyrim për Shqipërinë.
Mbi formacionin ende ka pikëpyetje pasi Roshi është rikuperuar ndërsa Kamberi jo dhe Bajrami nuk ka marrë lejen nga FIFA për të shkelur në fushë për Shqipërinë. Kapiteni do të jetë Hysaj dhe në portë do të jetë radha e Strakoshës ndërsa mesfusha dhe sulmi ka dilema por të konfirmuar janë Bare, Memushaj, Uzuni.
Ndërkohë në Sevilla, Kosova do të ketë një duel tepër të vështirë me Spanjën. Praktikisht për skuadrën e Challandes shanset janë të vogla në letër ndaj një kundërshtari të nivelit botëror si Spanja por në futboll asnjëherë nuk ka fitore të sigurta.
Pritet një reagim nga dardanët edhe për faktin se janë dyfish të motivuar pas polemikave në distancë me iberikët për trajtimin që I bëjnë Kosovës si nga Federata ashtu edhe nga mediat duke mos pranuar ta cilësojnë ende një shtet të pavarur. E gjithë kjo situatë pritet të karikojë më shumë lojtarët e Kosovës dhe të gjithë shpresojmë në një surprizë të këndshme për tifozët shqiptarë anembanë botës.
Ora news