Rruga e Thethit mbetet e bllokuar nën disa metra borë, edhe jemi në javën e dytë të Majit.
Shqipëria po bëhet gati për sezonin turistik të verës, por ndërdokë zonat malore mbeten ende të bllokuara nga dëbora. Mbi 2.5 metra është trashësia e saj në drejtim ët Thethit kësaj pike turistike që prej muajit tetori vazhdon të jetë e bllokuar.
Këto pamje vijnë nga Qafa e Thorës.
Pas krahëve të mi në zonën e Qafës së Thorës ndodhet fadroma që po kyren hapjen e rrugës, por për të mbërritur në brendësi të fshatit duhen së paku edhe 15 km të tjera.
Sa më shumë avancon drejt tuneleve të ndërtuara si prita për orteqet, aq më shumë rritet trashësia e saj në rrugë. Pritet deri në 6 metra.
“Varet se si është vendi. Këtu mbrapa përshembull ka 6-7 metra borë.”
Punëtorët thonë se do të duhet edhe një muaj kohë në mënyrë që makinat të shkojnë në Theth sërish.
“Përpara në vazhdim kemi edhe 8-9 metra nga orteqet, deri te tunelet.”
Hapja e rrugës do të conte në Theth vizitorët e munguar prej më shumë se një viti sepse pas pandemisë, bllokimin dhe goditjen e dytë të fortë kësaj zone turistike ja dha dëbora e rënë në fund të 2020-es.
“Tek-tuk vijnë edhe në këmbë, edhe nga Thethi edhe turistë shkojnë në këmbë edhe vijnë.”
Bllokimi që shkaktuan reshjet e borës kanë ndërprerë prej muajsh rikonstruksionin e rrugës Qafe Thore – Theth.
Projekti tashmë ka thyer cdo afat, ndërsa shkrirja e borës pritet të zbulojë edhe dëme të tjera në rrugën drejt Perlës së Alpeve që mbetet e izoluar.
ora tv