Gjithnjë e më shumë fermerët po rrisin sipërfaqen e tokës së punuar, duke nxjerrë prej saj më të mirat që natyra ofron, fruta dhe perime të freskëta jo vetëm për të përmbushur nevojat e tregut vendas por edhe për t’i eksportuar ato drejt tregjeve europiane e më tej.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga fushat e Cërrikut, ku sipas tij, prodhimi po rritet vit pas viti.
“Fushat e qëndisura të Cërrikut, ku prodhimi është rritur çdo vit dhe eksportet e fitimet e fermerëve gjithashtu, falë edhe mbështetjes sonë që do vijojë të rritet më tej, janë një dëshmi e të vërtetës se përtej “fshehjes” nën zullumin mediatik, Shqipëria që punon tokën rritet e zhvillohet çdo vit”, u shpreh Kryeministri Rama.
Referuar të dhënave të INSTAT, në vitin 2019, prodhimi i perimeve është 1.258,012 tonë, duke shënuar rritje vjetore me 7,87 %, krahasuar me vitin 2018.
Niveli më i lartë i prodhimit të perimeve është në qarqet Fier me 484.366 tonë, Tiranë me 128.666 tonë dhe Berat me 126.555 tonë.
Prodhimi i pemëve frutore në vitin 2019, sipas INSTAT, është 272.643 tonë. Niveli më i lartë i prodhimit u arrit në qarkun e Korçës me 83.555 tonë pasuar nga qarqet Elbasan me 37.027 tonë dhe Fier me 32.634 tonë.
Ndërsa prodhimi i drithërave në vitin 2019 është 666.064 tonë.
? Fushat e qendisura të Cërrikut, ku prodhimi është rritur çdo vit dhe eksportet e fitimet e fermerëve gjithashtu, falë edhe mbështetjes sonë që do vijojë të rritet më tej, janë një dëshmi e të vërtetës se përtej "fshehjes" nën zullumin mediatik, Shqipëria që punon tokën rritet e zhvillohet çdo vit?????????????????
Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 26. Juli 2020
atsh