Shqipëria zgjohet nën pushtetin e mjegullës, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

0
2

Shqipëria është zgjuar sot me një situatë moti të pazakontë me mjegull të dendur.

Në kryeqytet mjegulla e dendur ka qenë e pranishme kudo, teksa edhe temperaturat mbeteshin të ulëta. Po ashtu edhe në qytetet e tjera ka pasur prani të mjegullës.

Po ashtu edhe qyteti i Fier është zgjuar këtë mëngjes i mbuluar nga një mjegull e dendur, e cila ka krijuar vështirësi të ndjeshme në qarkullimin e mjeteve

Në disa akse rrugore brenda qytetit dhe në hyrje-daljet kryesore, dukshmëria ka qenë e reduktuar ndjeshëm, duke detyruar drejtuesit e automjeteve të lëvizin me shpejtësi të ulët.

 

Ardit Murataj