Shqiponjat” prangosin 32-vjeçarin në Tiranë, lëvizte i armatosur dhe me drogë me vete (EMRI

0
99

Një 32-vjeçar është arrestuar nga forcat “Shqiponja” pasi lëvizte i armatosur dhe me drogë me vete. Në pranga përfundoi Erion Ymeri, të cilit gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri (pistoletë) dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Njoftimi i policise:

Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Ëalker”.

Lëvizte me armë zjarri (pistoletë) dhe me lëndë narkotike me vete, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

Sekuestrohen 1 armë zjarri (pistoletë) dhe sasia e lëndës narkotike cannabis sativa.

Shërbimet e Policisë, mbështetur nga inteligjenca informative se në rrugën “Myslym Keta”, lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Ëalker”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. Y., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik të 32-vjeçarit, në rrugën “Myslym Keta”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri (pistoletë) dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.