Shqiptarë largohen qëllimisht nga azilet për të punuar në të zezë, dërgojnë para tek familjarët

0
81

Të rinjtë shqiptarë të cilët kërkojnë azil në Britaninë e Madhe, largohen nga hotelet e shërbimeve vendase, në mënyrë që të evitojnë kthimin e tyre në Shqipëri.

Daily Mail ka publikuar dëshminë e babait të një prej adoleshentëve, i cili pranon se djali i tij është larguar nga hoteli ku vendosen azilkërkuesit, në mënyrë që të mos kthehet më në vendlindje.

Sipas medias britanike, babai i 18-vjeçarit pranon se flet me të birin çdo ditë, ndërkohë që ai i dërgon para nga puna në një kantier ndërtimin në Londër.

I riu në fjalë, u largua nga Shqipëria drejt Britanisë në muajin maj të vitit 2021, dhe për pak kohë qëndroi në një hotel ku vendosen azilkërkuesit. Më pas, ai u zhduk prej aty për të vijuar punën në të “zezë”.

Ministri i Emigracionit Robert Jenrick u tha deputetëve javën e kaluar se nga 4600 azilkërkues fëmijë të pashoqëruar që mbërritën në Angli që nga viti 2021, 440 ishin zhdukur dhe vetëm gjysma ishin kthyer. Nga ata ende të zhdukur, 186 pretenduan se ishin ose 16 ose 17 vjeç dhe 176 janë nga
Shqipëria, një vend i sigurt.

Ministria e Shëndetësisë ka zbuluar emrat e një duzinë adoleshentësh shqiptarë që u zhdukën nga hotelet e miratuara nga Home Office vitin e kaluar, shumica e të cilëve shumë shpejt do të mbushnin 18 vjeç.

Disa nga emrat nuk figurojnë në të dhënat shqiptare, duke sugjeruar se ata mund të kenë dhënë detaje të rreme ose janë bërë gabime. Të tjerët duket se kanë llogari aktive në mediat sociale që tregojnë rroba të stilistëve, restorante të shtrenjta dhe makina luksoze