Shqiptarët e rrahin keq me shishe, “rivali” kërkon të marrë hak, por bie vetë në “kurth”

0
137

ITALI– Gjatë një sherri të dhunshëm, një i ri shqiptar i ndihmuar nga shokët e tij, ka rrahur një 60 vjeçar.

Me armë të ftohta në duar dhe shkopinj, 60-vjeçari nga Sardenja ka tentuar që të marrë hak të nesërmen.

Siç raportojnë mediet italiane mosmarrëveshja ka ndodhur përpara një lokali në Corso Matteotti në Pergola (provinca e Pesaro-Urbino), dhe personi i sulmuar, është goditur me një shishe qelqi duke u lënduar në hundë.

Të nesërmen në mëngjes ai u pa rreth qendrës historike të Pergola me një shkop në dorë. Siç raportojnë mediat vendase, kanë qenë vetë shqiptarët ata që e kanë parë dhe kanë lajmëruar karabinierët për të shmangur përplasje tjetër.

Karabinierët ndërhynë dhe identifikuan 60-vjeçarin, i cili ka shtyrë policët të cilët e arrestuan për rezistencë ndaj një zyrtari publik dhe për ofendim. Ndaj 60 vjeçarit u vendos masa detyrim paraqitje.

/abcnews.al