Shqiptarët pushtojnë formacionin e javës në Zvicër

0
310

Kololli dhe Emini kanë zënë vend në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës

Pas disa muajsh pauzë për shkak të COVID-19, edhe futbolli zviceran është rikthyer në aksion.

Në xhiron e 24-të janë regjistruar disa rezultate befasuese, veçuar humbja e Baselit të Xhakës, Ademit dhe Zhegrovës në udhëtim te Luzerni 2-1.

Young Boys Bern ka marrë fitore 3-2 në shtëpi ndaj Zurich, në ndeshjen ku për këta të fundit startuan disa shqiptarë.

Spikati mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Benjamin Kololli, që te Zurich shumicën e ndeshjeve e luan si mesfushor ofensivë, madje edhe sulmues.

Ai i shënoi gol shumë të bukur nga gjuajtja e lirë skuadrës së Young Boys dhe për këtë ka zënë vend në 11-shen e javës.

Në formacionin e javës hyri edhe talenti shqiptar, Lorik Emini, që me paraqitje e ndihmoi Luzernin ta mposhtë Baselin, raporton Gazeta Express.

Formacioni i javës së 24-të:

Baumann, Knezevic, Lucas, Hefti, Araz, Lorik Emini, Benjamin Kololli, Nsame,Itten, Sulejmani, Nuzzolo. /Gazeta Express/