Shqiptari i arrestuar në Amerikë, Ylli Didani kontrollonte trafikun e kokainës në 15 shtete

0
181

Shqiptari Ylli Didani, rezulton të jetë kreu i një grupi kriminal të shkatërruar më parë gjatë operacionit “Bandi-Hammer” të realizuar nga DEA, policia spanjolle dhe ajo holandeze.

Kujtojmë se 5 persona u arrestuan në Spanjë dhe Holandë për trafikimin e mbi 2.3ton kokainë, sasi të kapura në Bilbao dhe Algecira të Spanjës në 2020, 2021 dhe 2022.

Ky grup, sipas komunikatës së policisë spanjolle, drejtohej nga një shqiptar i arrestuar më parë në SHBA, i cili kontrollonte trafikun e kokainës në 15 shtete përfshirë dhe Spanjën.

45 vjeçari Ylli Didani, nga fshati Janjar i Sarandës dhe prej vitesh banues në Illinois u arrestua në vitin 2021 në aeroportin e Chicagos teksa vinte nga Shqipëria.

Sipas mediave holandeze, ai kishte planifikuar të ndërtonte një “dron nënujor” për të transportuar kokainë nga Amerika e Jugut në Europë.

Ai rezulton përgjegjës për sasinë prej 1.1ton kokainë të kapur në Bilbao në 2020.

Operacioni “Bandi-Hammer”  çoi në arrestimin e 3 personave në Spanjë dhe 2 në Holandë. Të arrestuarit janë zbuluar nga bisedat e hetuara prej muajsh në sistemin e dekriptuar PGP chats.

/abcnews.al/