Shqiptari në Greqi del në rrugë dhe nis të hapë zjarr

0
185

Policia në një lagje të Athinës është mobilizuar pasi një burrë doli nga apartamenti i tij në rrugën Ephesus dhe nisi të hapte zjarr.

Sipas raportimeve të mediave në vend bëhet fjalë për një person me origjinë shqiptare. Burri ndodhet aktualisht i “ngujuar” në apartamentin e tij.

Forca të shumta policore kanë rrethuar zonën ndërsa një negociator po mundohet që ta bindë që të dorëzohet. /abcnews.al/