Shqiptari “nuk zë mend”, kapet për herë të dytë duke shitur kokainë në Itali

0
101

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar për herë të dytë nga Policia italiane, për shpërndarje dhe trafik droge. Ai ndodhej në arrest shtëpiak, por mbrëmjen e djeshme theu masën e sigurisë duke dalë nga banesa e tij.

I riu u pikas nga karabinierët teksa po i dorëzonte një pako me kokainë një burri pranë shtëpisë.

Kur pa oficerët, i riu u përpoq të kthehej në shtëpi, por tashmë ai ishte zbuluar. Shqiptari do të gjykohet sërish për shpërndarje droge.