Shqiptari shpallet kirurgu më i mirë në botë i vitit 2024, zgjidhet në garën globale në Angli

0
2

Bardhyl Rraci është shpallur kirurgu më i mirë në botë për vitin 2024. Ai u vlerësua në një garë globale në Britaninë e Madhe.

Në një lidhje me Skype nga Kosova për “ABC e Mëngjesit”, Bardhyli ka treguar se përveç 17 viteve eksperiencë në punë, kriteri i pari që e bëri fitues ishte vlerësimi i pacientëve të mi.

Ai ka zbuluar se kur ka marrë çmimin, duke u vlerësuar me pesë yje, i tha jurisë se një yll e ka në emër.

 

“Ishte interesante sepse i thash emri im është ‘ylli i bardhë’ dhe ju më dhatë pesë yje.

Është e rëndësishme që mjekët të studiojnë. Unë pas mbarimit të studimeve në Universitetin e Prishtinës, kam vazhduar për specializim në Kirurgji Orale.

Jeta jonë është shumë stresuese, sepse me statistika dihet që është një profesion që ta shkurton jetën, deri në 10 vite. Unë mundohem të kaloj kohë me familjen dhe të realizojë hobit e mi”, u shpreh ndër të tjera Bardhyli./abcnews.al