Shqiptari tenton të hapë derën e avionit! Panik gjatë fluturimit Gjenevë-Prishtinë

0
2

Një ngjarje e rëndë, e cila u parandalua në kohë, ka ndodhur gjatë fluturimit Gjenevë-Prishtinë.

Shqiptar i Kosovës që do të udhëtonte nga Zvicra drejt vendlindjes, ka tentuar të hapë derën e avionit.

Pas kësaj kanë qenë udhëtarët ata të cilët kanë reaguar menjëherë duke u munduar ta mbajnë nën kontroll shqiptarin.

Disa persona janë hedhur mbi të riun, ndërsa më pas dy djem të tjerë për ta neutralizuar e kanë mbajtur me forcë.

Ndërhyrja e policisë ka qenë ajo e cila ka neutralizuar përfundimisht situatën. Shqiptari nga ana tjetër ka ofenduar dhe folur me tone të ashpra.