Shqiptari vret me sëpatë infermieren italiane, krimi i rëndë në sy të familjarëve

0
969

Një 48-vjeçar shqiptar ka vrarë me sëpatë fqinjen e tij dhe më pas është dorëzuar në polici.

Viktima është Mara Fait, 63 vjeç, kryeinfermiere në spitalin Rovereto, e cila kishte dalë në pension prej disa kohësh.

Vrasja ndodhi në via Fontani në Noriglio, një fshat i Rovereto në provincën e Trentos. Pas kryerjes së krimit, burri u paraqit në komisariatin lokal për t’u dorëzuar dhe më pas u mor në pyetje. Vrasja dyshohet se ka ndodhur pas një tjetër sherri për çështje të bashkëpronësisë.

Mara Fait u vra në sheshin para derës së hyrjes së shtëpisë në sytë e nënës së saj të moshuar Bruna. Dëshmitar i vrasjes së nënës do të ishte edhe djali , Lorenzo Giori 30 vjeç, gjithashtu infermier, por në urgjencë. Mara Fait dhe shqiptari, një punëtor ndërtimi, kishin mosmarrëveshje në lidhje me godinën ku jetonte.

Arma e vrasjes, sëpatë me të cilën burri priste drutë, u gjet jo shumë larg dhe u sekuestrua nga karabinierët e kompanisë Rovereto dhe të cilët së bashku me njësinë hetimore të Trentos po rindërtojnë atë që ndodhi.

Autopsia do të japë detaje të tilla si nëse gruaja ka vdekur nga një goditje e vetme në kokë. Pas kryerjes së krimit, burri u largua në këmbë. Pak orë më vonë, ai u paraqit në komisariatin e Roveretos, duke rrëfyer atë që kishte bërë dhe duke dhënë edhe detaje të ndryshme.