Shqiptarit i del xhelozia jashtë kontrollit, lidh në karrige dhe i lë shenja me thikë bashkëjetueses

0
139

Një shqiptar 40-vjeç që banonte në Bolzano u arrestua nga policia italiane me akuza të rënda për rrëmbim, torturë dhe keqtrajtim në familje.

Viktima e dhunës ishte partnerja e tij që bashkëjetonte. Gruaja në fjalë  prej muajsh kishte pësuar keqtrajtime të ndryshme, të shkaktuara nga xhelozia e burrit.

Episodi më serioz, për të cilin ai akuzohet për rrëmbim dhe torturë, daton rreth dhjetë ditë më parë: gruaja u lidh në një karrige dhe u torturua për dy orë, me një thikë të drejtuar disa herë në gjoks. Ai i preu lëkurën me thikë duke i lënë shenja që me shumë mundësi do t’i mbesin për gjatë gjithë jetës.

40-vjeçari e kishte shoqëruar gruan në spital, por ajo u kishte thënë mjekëve se kishte rënë nga biçikleta. Megjithatë hetimet kishin filluar dhe gruaja më pas u kishte shpjeguar hetuesve se ajo ishte në të vërtetë viktima e keqtrajtimit të partnerit të saj, i cili më pas u arrestua.

Sipas shpjegimeve që ka bërë 40-vjeçari i arrestuar, bashkëjetuesja e tij gënjen pasi është droguar dhe fillon të shpikë skena. /abcnews.al/