Shqiptarja kap armën dhe plagos rëndë ish-bashkëshortin në Greqi, ishin në gjyq

0
324

Klodiana Çelo është gruaja me origjinë shqiptare e cila ka qëlluar me breshëri arme zjarri bashkëshortin e saj.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në rrugën “Filikis Eterias”, në Chalandri, të Greqisë.

Sipas mediave greke, shqiptarja është artiste që luan në veglën muzikore violinçel. Mësohet se Klodiana Çela ishte në një proces gjyqësor me bashkëshortin e saj, ku ditën e sotme ka hapur zjarr ndaj tij duke e lënë të plagosur rëndë. Raportohet se gjyqin me burrin e kishte për kujdestarinë e fëmijëve të saj.