1- Sepse i ka të gjitha
E pse të mos e lësh veten të joshesh nga një akullore e mirë? Ajo përmban gjithçka për organizmin në këtë varë: është e freskët, përmbush nevojat për ujë, energji dhe vitamina.
2- Të bën të lumtur
Një studim i fundit londinez ka nxjerrë si përfundim se të hash akullore aktivizon qendrën në tru të ndjenjës së lumturisë apo të të ndjerit mirë
3-Ka sheqerna ne sasinë e duhur
Akullorja nuk ka vetëm saharozë, por edhe glukozë dhe fruktozë të cilat të japin menjëherë energjinë e duhur nëse ndihesh i dobët nga vapa. Pastaj akullorja ka edhe laktozë që ndihmon asimilimin e kalciumit nga ana e kockave, një proces me shumë rëndësi në mënyrë te veçantë tek fëmijët.
4-Lehtësisht e tretshme
Substancat që ka akullorja janë të shpëerndara në një masë uji të ngrirë që trupëzon volum të madh ajri ndaj.
Në këtë mënyrë lëngjet tretëse kanë një sipërfaqe të madhe në të cilën të mund të veprojnë dhe në këtë mënyrë treten më shpejt.
5-Ndihmon tretjen
Ftohtësia e tij stimulon kontraktimet e stomakut dhe lëshimin e lëngut tretës që ndihmon në tretjen më të mirë të ushqimit. Kështu që këshillohet në fund të vaktit por edhe në mes të vaktit.
6-Ndihmon në dietë
Akullorja në mënyrë të veçantë ajo me fruta është një pjesë e rëndësishme e dietës. Pasi ka pak kalori por ka shumë vlera ushqimore.
7-Aleat i stomakut
Akullorja është një aleat shumë i mirë për njerëzit të cilët vuajnë nga stomaku dhe nga gastriti.Akullorja është aspak e dëmshme për stomakun.