Shtatë familje franceze padisin TikTok-un

0
13

Shtatë familje franceze kanë ngritur padi kundër gjigantit të mediave sociale TikTok, duke e akuzuar platformën për ekspozimin e fëmijëve të tyre adoleshentë ndaj përmbajtjeve të dëmshme që çuan në vdekjen e dy prej tyre në moshën 15-vjeçare, ka bërë të ditur avokatja tyre të hënën.

Padia pretendon se algoritmi i TikTok i ekspozoi shtatë adoleshentët ndaj videove që promovonin vetëvrasje, vetëlëndim dhe çrregullime të të ngrënit, ka deklaruar avokatja Laure Boutron-Marmion për transmetuesin franceinfo.

Familjet janë duke ndërmarrë veprime të përbashkëta ligjore në gjykatën e Kreteil.

Boutron-Marmion ka thënë se ishte rasti i parë i tillë i grupuar në Evropë.

“Prindërit duan që përgjegjësia ligjore e TikTok të njihet në gjykatë. Kjo është një kompani tregtare që ofron një produkt për konsumatorët që janë, përveç kësaj, të mitur. Prandaj, ata duhet të përgjigjen për mangësitë e produktit”, ka deklaruar Boutron-Marmion.

TikTok, si platformat e tjera të mediave sociale, është përballur prej kohësh me një mbikëqyrje mbi kontrollin e përmbajtjes në aplikacionin e tij.

Platforma përballet me qindra padi në SHBA duke i akuzuar ata për joshjen dhe varësinë e miliona fëmijëve në platformat e tyre, duke dëmtuar shëndetin e tyre mendor.