Shtatzënë për herë të parë? Reagon për herë të parë Genta Ismajli

0
184

Genta Ismajli dhe partneri i saj turk, Usta janë një ndër çiftet më të komentuar të showbizzit shqiptar.

Ata tërheqin gjithmonë vëmendjen me dedikimet romantike që bëjnë për njëri-tjetrin.

Pasi bëri lidhjen publike, këngëtarja është përfolur shpeshherë për një shtatzani të mundshme.

E ftuar në emisionin “Rudina”, Genta u shpreh se lajmet që kanë qarkulluar nuk janë aspak të vërteta dhe se po shijojnë dashurinë e tyre.

“Në fakt unë dhe Usta kemi një mal të planeve dhe projekteve, por edhe martesës do i vijë radha, nuk më ka propozuar akoma, por do i vijë radha dhe asaj se shpejti”, tha ajo.

Këngëtarja rrëfeu dhe takimin e parë me partnerin e saj.

“Në fakt ishim në një restorant, pamë njëri-tjetrin, u pëlqyem si figurë, pastaj ma dhuroi një lule, me atë lule unë u dashurova edhe kështu ka lindur dashuria jonë”.

Ajo zbuloi dhe arsyen pse bëri një pauzë në muzikë.

“Në fakt mora një pauzë për t’u përqëndruar tek jeta private, se ikën 10 vite dhe pashë që ngela pa të dashur”, tha ajo duke qeshur.

© SYRI.net