Shtëpi bari në Britaninë e Madhe, dy shqiptarët kapen mat duke fjetur

0
1239

Një operacion antidrogë i policisë angleze në Kimberworth mëngjesin e kësaj të mërkurë çoi në pranga dy shqiptarë.

Ata u kapën brenda një shtëpie bari. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bimë kanabisi me një vlerë të mundshme në rrugë qindra mijëra paund.

Operacioni u zhvillua pak pas orës 8 të mëngjesit. Shtëpia e barit në të cilën kultivonin bimë narkotike dy shqiptarët ishte midis dy shtëpive ku po flinin ata.Sipas të dhënave ata u kapën duke fjetur në dy shtëpi të ndryshme. U gjet dhe një garazh në një nga pronat ku gjithashtu dyshohet se mund të jetë kultivuar kanabis më herët.Rreshter Matthew Smith tha se operacione si ky tregojnë se është shumë më tepër se kaq dhe ka një ndikim të vërtetë në të gjithë komunitetin.