Britania e Bashkuar është bërë vendi i parë në botë që ka miratuar pilulën e parë kundër Covid-19. Pasi është miratuar nga rregullatori i barnave në Mbretërinë e Bashkuar, pilula molnupiravir do të merret dy herë në ditë nga pacientët më të rrezikuar, shkruan BBC
Në provat klinike, pilula, e krijuar fillimisht për të trajtuar gripin, zvogëlon rrezikun e shtrimit në spital dhe vdekjen. I zhvilluar nga kompania amerikane Merck, molnupiravir është ilaçi i parë antiviral oral anti-Covid.
Sipas të dhënave të publikuara në një njoftim për shtyp, provat klinike në 775 pacientë në studim zbuluan se: 7.3% e atyre që morën molnupiravir u shtruan në spital në krahasim me 14.1% të pacientëve të cilët morën një placebo ose pilulë bedel.
Gjithashtu personat që morën pilulën nuk ishin të rrezikuar nga vdekja në krahasim me grupin e personave që morën placebo, ku një person humbi jetën. Rezultatet e provës sugjerojnë që molnupiravir duhet të merret menjëherë pas shfaqjes së simptomave për të pasur efekt.
/abcnews.al