Shteti konfiskon 3.4 mln eurot e gjetura në “Toyota Yaris”

0
207

Konfiskohen 3.4 milionë eurot që u gjetën në 2018 në “Toyota Yaris”.

Vendimi është marrë sot nga Gjykata Speciale e cila ka praruar kërkesën e prokurorisë.

Ata u sekuestruan në portin e Durrësit në vitin 2018

Biznesmeni gjerman, Karlos Riszato kishte dorëzuar një kërkesë në gjykatë ku kërkonte kthimin e miliona eurove por sot gjykata e ka refuzuar duke ia kaluar shtetit në pronësi.

Ndërkohë më 19 tetor 2021 Gjykata e Tiranës dënoi me 1 vit e 6 muaj burg shtetasin Ervis Vladin për “mosdeklarim të ardhurash në kufi”. I pandehuri përfiton zbritje dënimi nga gjykimi i shkurtuar duke vuajtur përfundimisht 1 vit burg ndërkohë që në të njejten dosje u denua edhe Agim Ceka për “armembajtje pa leje” me 2 vjet 4 muaj heqjue lirie.

ora tv