Pas Grida Dumës, edhe Alfred Rushaj ka hequr dorë nga mandati i deputetit në Partinë Demokratike. Rrushaj do largohet për arsye personale, ndërsa Duma do drejtojë një emision në Top Channel çdo të hënë dhe të enjte.
Ndërkohë mandatin e deputetit mund ta humbasë edhe Ervin Salianji, pasi rrezikon të dënohet nga Apeli për çështjen Babale.
Mandatin mund ta humbasë edhe Xhelal Mziu, i cili ka një dosje penale në SPAK, por edhe mund të kandidojë edhe për kryebashkiak të Kamzës.