Shtimi i rasteve me Covid-19 në Elbasan: Llatja thirrje qytetarëve

0
335

Shtimi i rasteve me Covid 19 në mënyrë të ndjeshme ka shtuar sërish alertin për respektimin e masave të sigurisë.
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Llatja në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak bëri thirrje për shtim të masave nga ana e qytetarëve, por edhe respektim të këtyre masave nga bizneset.

Llatja tha se strukturat e bashkisë do të vijojnë kontrollet, por edhe sensibilizimin e qytetarëve.
Shtimi i rasteve me Covid në radhë të parë rrezikon shëndetin e qytetarëve,tha Llatja, por edhe rëndon ekonominë.


Në lidhje me këtë Këshilli Bashkiak miratoi disa masa të tjera lehtësuese ndaj bizneseve.
Përveç faljes së disa tarifave për tre muajt që bizneset nuk kanë munduar të punojnë, Këshilli Bashkiak vendosi gjithashtu uljen e tarifave të hapësirës publike për të gjithë vitin. Po ashtu, është hequr për këtë vit taksa e pergolatit.
Një masë e tillë pa dyshim do të ndikojë në të ardhurat e Bashkisë së Elbasanit, shqetësim ky që u ngrit edhe nga këshilltarët.


Kryetari sqaroi se asnjë shërbim ndaj qytetarit nuk do të preket, ndërsa investimet publike që nuk mund të kryhen këtë vit, do të shtyhen për vitin tjetër.

Elbasaniflash.al