Shtohen provat që lidhin koronavirusin me grupin e gjakut

0
316

Një analizë genetike e pacientëve me COVID-19 sugjeron se grupi i gjakut mund të ndikojë në mënyrën si organizmi përballon sëmundjen.

Shkencëtarët që krahasuan genet e mijëra pacientëve në Europë zbuluan se personat me grup gjaku A ishin më të prirurit për tu sëmurur rëndë, ndërsa ata me grup gjaku O më të rrallët.

Raporti i së mërkurës në Fletoren e Mjekësisë ‘New England Journal of Medicine’ nuk provon një lidhje me gjakun, por konfirmon një raport të mëparshëm nga Kina që shpreh të njëjtin korrelacion.

“Shumë prej nesh e injoruam pasi ishte një studim jo shumë i besueshëm,” shprehet Dr Paramesëar Hari, specialist gjaku në ‘Medical College of ëisconsin’ mbi raportin kinez.

“Me studimet e reja, tani e besoj. Mund të jetë shumë i rëndësishëm,” shton ai.

syri.net