Shtohen sulmet kibernetike në institucionet financiare, ekspertët: Klientët të kenë kujdes me të dhënat personale

0
118

Institucionet financiare janë kthyer në qendër të sulmeve kibernetike gjatë pjesës së parë të këtij viti duke alarmuar edhe strukturat e sigurisë. Ndikim besohet se ka pasur edhe kriza ekonomike e ndërsa bankat tona kanë rritur sigurinë dukë punësuar ekspertë të huaj me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe krijimin e mureve mbrojtëse edhe jashtë Shqipërisë.

Krimet kibernetike përveç rrjeteve sociale po kthehën në kërcënim serioz edhe institucionet financiare në vend.

Një ditë më parë edhe policia e shtetit e shprehu këtë shqetësim pasi kohët e fundit ka pasur rritje të denoncimeve për këtë vepër penale.Albert Dervishaj: Krimi kompjuterik mbetet gjithashtu një problem. Nuk është vetëm për periudhën e pandemisë por edhe në periudhën pas pandemisë.Erjon Hasanaj: Duhet të sigurohemi që kartën dhe mjetet tona digjitale financiare ti përdorim në website ose aplikacione që i njohim mirë dhe gjithmonë të kontrollojmë URL e websitit, të sigurohemi që është origjinal dhe jo një ëebsite që maskohet si website legjitim.

Erjon Hasanaj, inxhinier i sigurisë kibernetike, theksoi se kohët e fundit janë shtuar rastet e sulmeve në institucionet që merren me exchange duke përdorur kriptovalutat.

Erjon Hasanaj: Institucuionet më të sulmuara janë bankat, mbajnë vendin e parë, pastaj janë dhe institucionet e fondeve shtetërore dhe private, sidomos vitet e fundit kanë pasur një rritje kolosale platformat e kriptomonedhave që po kanë sulme shumë të shpeshta dhe të rrezikshme.

Ekspertët e IT-së thonë se në 3 muajt e parë të këtij viti institucionet financiare kanë qenë më të goditurat nga sulmet dhe hakërimet.

Si pasojë e sulmeve të shtuara bankat mësohet se kanë porositur krijimin e platformave dhe mureve mbrojtëse edhe jashtë Shqipërisë në vendet nga ku vijnë sulmet.

Ora news