Në Serbi, studentët protestues dhe mbështetësit e presidentit populist Aleksandar Vuçiç po mbajnë tubime paralele të shtunën, ndërsa po shënojnë “Ditën e Shtetësisë” të vendit me mesazhe dukshëm të kundërta.
Protesta e udhëhequr nga studentët është e fundit në një lëvizje mbarëkombëtare kundër ryshfetit që pasqyron thirrjet në rritje për ndryshime thelbësore politike në shtetin ballkanik, e cila u nxit nga shembja e një çatie betoni në stacionin qendror të trenit në Novi Sad më 1 nëntor, duke lënë pas vetes 15 te vdekur.
Tubimi në qytetin industrial qendror të Kragujevcit tërhoqi dhjetëra mijëra njerëz të cilët, krahas kërkesës për drejtësi për aksidentin, kanë kërkuar që të çrrënjoset korrupsioni i shfrenuar endemik dhe respektimi i shtetit të së drejtës.
Studentët zgjodhën qyteti e Kragujevcit për mitingun e së shtunës për shkak të historisë së tij. Në 1835, Serbia ishte ende pjesë e Perandorisë Osmane dhe njerëzit në Kragujevc shpallën një kushtetutë të re që kërkonte të kufizonte fuqitë e sundimtarëve të atëhershëm. Kjo datë tani festohet si “Dita e Shtetësisë”.