Shtrëngata të forta shiu dhe rrufe, parashikimi i motit për ditën e premte

0
104

Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare dhe kthjellime. Në mesditë e më tej dendësim i vranësirave.

Në pjesën e parë të ditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë në veriperëndim, qendër dhe jugperëndim reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Sipas SHMU më tej marrin karakter lokal.

Era, do të fryjë nga jugperëndimi dhe juglindja mesatare dhe hera herës e vrullshme. Valëzimi në dete i forcës 2 ballë.