Shtrenjtohet plazhi i familjarëve, pushuesit në Zvërnec: Janë rritur çmimet, pa përmirësim shërbimi

0
144

Zvërneci cilësohet si plazhi i familjarëve në bregdetin e Vlorës dhe në vazhdimësi është vlerësuar për çmimet konkurruese. Por këtë verë, pushuesit atje thonë se janë përballur me rritje të çmimeve, pa përmirësim të shërbimeve nga ana tjetër.

Në plazhin rënor dhe detin e pastër e jo shumë të thellë, Zvërneci cilësohet ideal për ata që pushimet zgjedhin ti kalojnë me familjen.

“Se është më qetë në Zvërnec.”

“Zvërneci se mbi të gjitha trafiku nga Rradhima nuk i dilet, këtu vjen më shpejt.”

Në këto ditë korriku, aty gjen pushues besnike jo vetëm nga Vlora por edhe nga qytete të tjera.

“Nëse në gjirin e Lalzit është pastërti, por ka ndërtime shumë. Këtu akoma nuk ka ndërtime.”

Ndër vite e kanë vlerësuar për çmimet konkurruese, por këtë verë gjerat kanë ndryshuar.

Një pjesë e operatorëve i kanë rritur tarifat por pa përmirësuar shërbimin dhe mbi të gjitha pa garantuar sigurinë e pushuesve, pasi kullat e rojeve të plazhit në shumicë janë bosh.

Nga një derr, nga një qengj mund të hiqet vetëm një lëkurë. Ata duan të heqin më shumë se një lëkurë, por kjo rëndon në kurrizin tonë, pro edhe të tyren kur ta kuptojnë.”

Një çadër me dy shezlongë tani kushton 400 lek, nga 300 që ishte sezonin e kaluar.

Në krahasim me plazhet e më të kërkuara të bregdetit, ky çmim mund të konsiderohet sërish i arsyeshëm, por për pushuesit besnikë të Zvërnecit është kosto e shtuar.

Ndryshe vjet, sivjet thamë se do ishin më lirë, por janë më shtrenjtë.”

“Një punonjës i thjeshtë që ka një rrogë mesatare duhet të punojë gjithë ditën për të kursyer që ët vijë 10 ose 15 ditë.”

“Kushtet janë të tilla, pensionet janë shumë të ulëta, nuk e përballojmë dot.”

Siguria dhe cilësia e shërbimeve mbeten ende “sëmundja pa shërim” e turizmit në bregdetin shqiptar.

ora news