Shtyhen ndeshjet në këto dy kampionate, rezultojnë 5 lojtarë me Koronavirus

0
267

Futbolli rus dhe ai ukrainas vazhdojnë të hasin probleme të shumta për shkak të pandemisë COVID-19.

Tre lojtarë të Dinamos së Moskës (Rusi) kanë rezultuar të infektuar me Koronavirus e për rrjedhojë ndeshja me Krasnodarin është anuluar.

Lojtarë që rezultuan pozitivë janë Clinton N’Jie, Charles Kabore dhe Sebastian Szymanski.

Kampionati rus rinis të enjten, por rastet e reja e rrezikojnë seriozisht vazhdimësinë normale të sezonit.

Edhe në Ukrainë u shty ndeshja mes Olimpik Donetsk e Karpaty Lviv, pasi dy lojtarë rezultuan pozitiv.

Është ndeshja e katërt që i shtyhet Karpaty-t për të njëjtin motiv, pasi plot 25 persona, futbollistë dhe pjesëtarë të stafit kanë rezultuar më parë me Koronavirus.

SYRI.net