Shtyhet censi i popullsisë dhe banesave/ Mbledhja e informacionit do të vijojë deri më 15 nëntor

0
238

Mbledhja e informacionit në kuadër të CENSIT të Popullsisë  dhe banesave  do të shtyhet me dy javë.

Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli deklaroi se grumbullimi i të dhënave do të vijojë në mënyrë që procesi të jetë sa më i plotë. Anketimi për Censin duhej të përfundonte në 30 tetor ndërsa shtyrja e afatit nuk ka kosto shtesë.

Shkak i shtyrjes janë vizitat e detyrueshme  deri në 3 herë  pranë familjeve si dhe procesi i rindërtimit  në kuadër të cilit ka pasur ndërtime  dhe infrastrukturë.

Drejtoresha Elsa Dhuli  vlerësoi ecurinë pozitive por pranoi se ka pasur dhe raste refuzimi nga familjet për plotësimin e censit.

Pas përfundimit të anketimit në terren do të nisë faza e përpunimit të dhënave ndërsa rezultat e para pritet të publikohen vetëm në pranverën e vitit të ardhshëm./abcnews.al