Shtyhet gjyqi për kryebashkiaku e Tiranës, Erion Veliaj. Veliaj, i cili ishte i pranishëm në seancë kërkoi të dilte nga kafazi i qelqtë në sallën e gjyqit dhe për të qëndruar pranë avokatit, por kërkesa e tij nuk u pranua nga Gjykata e Posaçme.
Bashkë me të u rrëzua edhe një tjetër kërkesë për t’u njohur me dosjen në ngarkim të tij.
Pas vendimit të gjyqtares Etleva Deda, Veliaj largoi nga mbrojtja avokatin Artan Gjermeni dhe në këto kushte Gjykata i caktoi Valentina Teodoreskun si avokate kryesisht. Seanca do të mbahet më 5 janar 2026.
Kryebashkiaku i Tiranës u arrestua në shkurt të këtij viti. Prokuroria e Posaçme akuzon Veliajn për veprat penale pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli./abcnews.al


