Kontrolli teknik për makinat të cilave u ka përfunduar kolaudimi është shtyrë me 12 muaj.
“Kolaudimi është përgjegjësi personale. Ky afat që ne shtyjmë nuk është për ata që i kanë mjetet copë-copë. Ata që i kanë mjetet copë-copë duhet të kuptojnë se janë përgjegjës çdo ditë për mjetin e tyre, edhe në rast se kanë përfituar nga ky afat, janë përgjegjës për mjetin kur dalin në rrugë. Do të kemi të hapur rezervimet online edhe për mjetet që duan të vijnë vullnetarisht apo autovetura që duan të paraqiten.”
Sipas drejtorit të DRSHTRR-së, Blendi Gonxhe, pas rinisjes së punës në pikat e kolaudimit, tashmë nën administrimin e shtetit, testit po i nënshtrohen kamionët dhe automjetet e flotës shtetërore dhe ato që kanë përparësi për shkak të përdorimit.
“Në fillim janë kategori të caktuara që lidhen me afatet më të ulëta të certifikatave të kontrollit teknik që janë taksitë, rimorkiot, zjarrikëset, mjete speciale pune, mjete ndërtimi, teknologjike, autoshkolla. Janë mjete të një konsumi dhe amortizimi më të madh prandaj bëhen të parat.”
Misioni i SPAK hetimi politikanëve dhe jo specialistëve, i trafikantëve e jo shoferëve të kamionëve
Vijon vaksinimi me njësitë e lëvizshme, sot mbërrijnë 18,720 doza Pfizer
Në 6 mujorin e parë të vitit, 30 automjete janë regjistruar për herë të parë në Shqipëri.
“Këto mjete sipas radhës, janari, shkurti, marsi, prilli, po paraqiten të marrin kolaudimin e parë, mjete me kilometra të targuara në Republikën e Shqipërisë.”
Gonxhe thotë se në muajin e parë të rinisjes së shërbimit janë testuar 30145 mjete nga të cilat 66.8% janë vetura, 21% kamiona dhe 7% autobusë.
Sipas DRSHTRR-së, nga këto kontrolle 7331 mjeteve u është ndaluar lëvizja në rrugë me urdhrin për tu ritestuar për dëmtime si goma të tejkonsumuara, xhama të dëmtuar, defekte e mangësi në sistem, ndërkohë që një nga problemet më të shpeshta mbetet sistemimi i shkarkimit të gazrave.
Kolaudimi po ofrohet në 14 qendra të kontrollit teknik në të gjithë vendin.