Është shtyrë seanca gjyqësore e Princ Lekës dhe Elia Zaharias. Shkak për këtë është bërë avokatja e Elia Zaharisë e cila nuk kishte akt-ekspertizën për ushtrimin e dhunës.
Në seancë gjykata vendosi që t’i jepte urdhër mbrojtje për një vit për Gjergj Zaharias, babai i aktores Elia Zaharia. Çifti në proces divorci mungonte në sallën e gjyqit.Avokati i Princit u shpreh se nuk është problem të ketë media në sallë, por avokatja e Elia Zaharias u shpreh se klientja nuk do që procesi të ndiqet nga media.