Shtyhet seanca për Berishën dhe Malltezin, avokati Gjokutaj: Do k֝ërkojmë pushim të çështjes

0
27

GJKKO ka shtyrë për më 25 nëntor seancën paraprake për dosjen e aferës ‘Partizani’, me të pandehur Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin.

Pas përfundimit të seancës, avokati Genc Gjokutaj tha se mbrojtja do të kërkojë pushim të çështjes.

“Seanca është caktuar para ditëshit, por janë 160 mijë faqe. Pjesa e leximit, s’duhet vetëm të lexohen por edhe të selektohen kush janë të dobishme për çështjen.

Çështja nuk ka as dyshimin më të vogël të arsyeshëm, do të kërkojmë pushimin e çështjes, pastaj vendimmarrja është e gjykatës“-u shpreh avokati Gjokutaj.

 

Top Channel