Shtyhet seanca për Ilir Metën/ Kryemadhi: Na lanë vetëm 3 orë kohë për të parë provat

0
39

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi deklaroi se pas shtyrjes së seancës për Ilir Metën, iu është lënë 3 orë kohë për të parë provat, në lidhje me akuzat e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ndaj tyre.

Në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të SPAK, Kryemadhi hodhi akuza ndaj tre prokurorëve të çështjes dhe gjyqtarit, që sipas saj, po i shërbejnë kryeministrit Edi Rama.

“Me qetësi, do t’iu sqaroj. Po ju shpjegoj me detaje se çfarë ndodhi. Sapo pashë 3 muskutierët e drejtësisë së Edi Ramës. Ishte eksperienca ime e parë në një sallë gjyqi. Pati një mashtrim nga Arben Kraja kur tha se Ilir Meta është marrë në mënyrë normale. Jeni dëshmitarë që Ilir Meta u rrëmbye nga një tufë banditësh. Kërkuam të njiheshim me provat që ata kanë ngritur. Bujaria e gjyqtarit të drejtësisë, na la vetëm 3 orë kohë. Për 3 orë duhet të shohim të gjitha provat. I kam kërkuar gjyqtarit dhe prokurorit, prokuroria dhe gjykata kanë shkelur nenin 270 për nxjerrjen e sekretit hetimor. Kjo godina nuk është drejtësia e re, por departamenti për marrëdhëniet me publikun dhe propagandën dhe mashtrimet e Edi Ramës. Sot kam kuptuar që veglat njëpërdorishme të Ramës dhe grupit të strukturuar kriminal, ne sot i pamë në fytyrat e tyre të veshura me togat e zeza. Nuk ka shpresë për një sistem drejtësie të kapur, të manipuluar. Kanë bërë provokim të hapur për mua dhe familjen time. Na kanë futyr në një sallë, ku secili nga ne ka masën për ta marrë në mënyrë individuale. Jemi të dyshuar. Ata për të larguar vëmendjen nga trafiku i drogës, nga krimi i strukturuar që ka kapur çdo gjë, kërkojnë të bëjnë show mediatik dhe politik”, theksoi ajo./abcnews.al