Vendimi i Kuvendit për të ndryshuar datat e seancave parlamentare në javën që përkon me ndeshjet e Kombëtares shqiptare të futbollit ka sjellë protesta në vendin tonë, por edhe ka bërë bujë jashtë kufijve të Shqipërisë.
“Deri Kuvendi, parlamenti shqiptar, ka ndryshuar në mënyrë radikale planet për shkak të futbollit. Sipas shtypit lokal, një pjesë e madhe e 140 deputetëve që përbëjnë këtë parlament, do të udhëtojnë drejt tokës gjermane dhe për këtë arsye seanca plenare u zhvillua të mërkurën dhe jo të enjten siç ndodh zakonisht. Shumë prej tyre udhëtojnë me makinë dhe do u duhet më shumë se një ditë për udhëtimi
Vendimi i Kuvendit për të ndryshuar datat e seancave parlamentare në javën që përkon me ndeshjet e Kombëtares shqiptare të futbollit ka sjellë protesta në vendin tonë, por edhe ka bërë bujë jashtë kufijve të Shqipërisë.
“Deri Kuvendi, parlamenti shqiptar, ka ndryshuar në mënyrë radikale planet për shkak të futbollit. Sipas shtypit lokal, një pjesë e madhe e 140 deputetëve që përbëjnë këtë parlament, do të udhëtojnë drejt tokës gjermane dhe për këtë arsye seanca plenare u zhvillua të mërkurën dhe jo të enjten siç ndodh zakonisht. Shumë prej tyre udhëtojnë me makinë dhe do u duhet më shumë se një ditë për udhëtimin.
Shumica e përfaqësuesve politikë do ta ndjekin ndeshjen në tribunat e stadiumit të Dortmundit. Dhe jo vetëm kaq. Në parim, të njëjtët deputetë do të qëndrojnë për dy duelet e tjera të grupit, kundër Kroacisë në Hamburg më 19 dhe kundër Spanjës në Dyseldorf, në datën 24. Për këtë arsye javën e ardhshme nuk do të ketë seancë plenare në Kuvend dhe kjo ka shkaktuar një skandal të vërtetë mes disa anëtarëve të opozitës.Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i kërkoi mazhorancës së kryesuar nga kryeministri Edi Rama sqarime për këtë “shkelje të rregullores”. “Është e mërkurë dhe ju keni vendosur ta trajtoni Kuvendin si dyqanin tuaj personal. Në cilësinë e drejtuesit të seancës, do të duhet t’u sqaroni qytetarëve se përse zgjodhët një arsye fyese pse seanca është zhvendosur nga e enjtja në të mërkurë. Ju keni detyrimin, sepse keni marrë një vendim të njëanshëm pa u konsultuar me opozitën. Nëse kjo është arsyeja, është një veprim i turpshëm dhe ne distancohemi nga ajo arsye banale””, shkruhet në artikullin e “AS” që i kushtohet kësaj teme.
PANORAMASPORT.AL