Një kallëzim penal është përgatitur dhe dorëzuar në prokurori për gjyqtaren e Korçës, Luljeta Kolonja dhe Komisionerin e “Vettingut” që ka në shqyrtim verifikimin e këtij subjekti rivlerësimi.
Kolonja një gjyqtare me të kaluar mjaft të dyshimtë dhe e lidhur me elementë të krimit në Pogradec dhe Korçë, ka arritur të shtyjë në limitet e fundit procesin e verifikimit të saj në “Vetting”, duke bërë që për gjyqtaren në fjalë, ende të mos ketë çeljen e seancës.
Kolonja për disa vite me radhë ka drejtuar gjykatën e Pogradecit, dhe sipas ligjit drejtuesit e prokurorive dhe gjykatave, futeshin me procedurë të përshpejtuar në rivlerësimin e tyre në tre kriteret kryesore, atë profesional, pasuror dhe integritetin e pastërtisë së figurës.
Përmes lidhjeve të saj dhe veprimeve të dyshimta korruptive me komisionerët e Posaçëm të Kualifikimit, gjyqtarja Kolonja ka mundur të tejzgjasë përballjen e saj në procesin e “Vettingut”.
Kjo situatë nuk do mund të zgjasë dhe shumë larg për Kolonjën, pasi tashmë ndaj saj dhe komisionerit është depozituar një kallëzim penal në prokurori.
Në shumë raste gjyqtarë dhe prokurorë, flirtojë përmes njohjeve të tyre dhe veprimeve korruptive me komisionerët e tyre të “Vettingut”, të cilët i favorizojnë duke mos i përshpejtuar procesin e verifikimit dhe njëherësh duke mos i çelur një seancë gjykimi.
Të njëjtën gjë ka bërë dhe gjyqtarja Luljeta Kolonja, e cila përmes lidhjeve të saj në Tiranë, ka arritur t’ia dalë me sukses të shtyjë në limitet e fundit përballjen me Vettingut.
Kolonja është një ndër të vetmet Kryetare Gjykate në Shqipëri, që nuk ka dalë për të dhënë shpjegime në “Vetting”. Gjyqtarja ka mangësi të theksuar mbi profesionalizimin e saj dhe që padyshim ankesat dhe verifikimet në vetting duhen të merren seriozisht dhe në konsideratë.
Mbi të gjitha kjo gjyqtare është e përfshirë në mos raportimin e ngjarjeve konfliktuale dhe incidenteve, kur kanë ndodhur në prezencë të saj.
Kjo pasi protagonist i këtyre incidenteve dhe ngjarjeve konfliktuale ka qenë bashkëshorti i saj, Genci Kolonja. Bashkëshorti, është në dijeni të plotë se cilin person ka kërcënuar dhe është kacafytur në Pogradec.
Në dijeni të kësaj ngjarje është dhe gjyqtarja Luljeta Kolonja, e cila edhe pse ka qenë në vendin e ngjarjes dhe kishte parë protagonizmin kriminal të bashkëshortit në asnjë moment nuk ka telefonuar policinë rrugore apo qoftë policinë e Rendit në Pogradec, për të zgjidhur situatën.
Kjo është vetëm njëra nga ankesat që ka mbërritur pranë sekretarisë së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Por ndërsa ankesa të tjera kanë shkuar me këtë linjë adrese dhe nga qytetarë të tjerë, të cilët ankohen për paligjshmëri të shumta të gjyqtares Kolonja, gjatë proceseve të gjykimit.
Kolonja ka vështirësi të dukshme profesionale, pasi në dhjetëra e vendime të firmosura prej saj, janë prishur nga Gjykata e Apelit Korçë dhe Gjykata e Lartë.